fbpx

“Nuk ka gjë më të dhimbshme”. Basha tregon momentin prekës me babanë e tij

basha3-770x401.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim m studentët, ku kanë bashkëbiseduar për mësimin online. Sipas Bashës, për një vendim të tillë nuk janë marrë masat paraprakisht.

“Më bëhet zemra mal se nga 12 studentë të Mjekësisë që më thanë se donin të më takonin është një grup kaq i madh. Gjëja e parë që dua t’ju them është faleminderit që keni zbatuar distancat dhe që keni vënë masat. E kemi detyrim ndaj moshës së tretë dhe atyre që nuk gëzojnë shëndet të plotë. Në lidhje me vendimet e padrejta që janë marrë në kurrizin tuaj, dua t’ju them se po nuk morëm masa vetë, qeveria na ka lënë në mëshirë të fatit. Vetëm nga rrethi im i ngushtë dhe familjar kam pasur dijeni për 7 apo 8 raste me Covid. Shqetësimi më i madh janë ata që janë në moshë të shtyrë. Nëse nuk marrim masat tona i ekspozojmë përballë rrezikut të madh”, tha ai.

Më tej, Basha bëri me dije se i ati i tij ka patur ditëlindjen para dy ditësh dhe e ka konsideruar si të dhimbshme faktin që nuk e ka uruar dot nga afër.

Para dy ditësh im at kishte ditëlindjen s’ka gjë më të dhimbshme se sa të mos i e urosh së afërmi ditëlindjen. E bëj për ti ruajtur! Nuk më vjen keq të them se kam 1 muaj e ca që nuk i takoj prindërit e mi, pasi kjo është situate ku ndodhemi”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303