“Nuk ka ku*va në këtë botë”. Anulohet shfaqja e Muç Nanos në Shkodër

muci.jpg

“Nuk ka ku*va në këtë botë”, ka qenë kjo shfaqja që ishte programuar të jepej në Teatrin Migjeni të Shkodër nga gazetari, Mustafan Nano. Kjo shfaqe ishte lajmëruar për qytetarët e Shkodrës në faqen zyrtare të Teatrit Migjeni në Facebook.

Por ky njoftim ka ngjallur mjaft reagime të qytetarëve, të cilët e kanë quajtur si ofendues titullin e shfaqjes së gazetarit Nano.

Mësohet se pas reagimeve, Drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka ka vendosur të pezullojë shfaqen e cila ishte e programuar për ditën e sotme.

Replikat në Facebook

Shpëtim Sh. : Me e bojkotu teatrin atë natë. Ky ordiner që ban dallime kahinore nuk ka vend në Shkodër.

Eltjana Sh: Hajde titull, hajde!! Një teatër publik nuk duhet me e leju një shfaqje të tillë. Çfarë do qoftë mesazhi që përcjell.  (P.S ky pseudoaktor duhet me qenë non grata)

Arben R: Ky person dhe gjoja-shfaqjet e tij janë një palaçollëk i turpshëm, një denigrim i gruas duke i përmendur alternativa të turpshme vetëm se është grua. Ky mitoman i pagdhendur nuk plotëson kriteret minimale të formimit për të dalë para publikut me tema të ndjeshme si kjo. STOP këtij sharlatani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303