fbpx

Nuk ka lidhje me muzikën! Ingrit Gjoni kthen pasionin e ri në profesion

Këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Ingrit Gjoni ka zhvilluar dhe një tjetër pasion tek vetja e saj, atë të arredimit.

Në një intervistë për revistën ‘Psikologji’, Gjoni ka treguar se si e ka kthyer këtë pasion në një profesion tashmë, duke menduar se me kalimin e kohës, do të ketë vend për përmirësime ndonëse shijet i ka shumë të qarta deri më tani.

Ingriti ka treguar se e gjen veten në çdo stil, pasi të gjitha kanë bukuritë e veta, megjithëse shumë herë ajo ka guxuar duke i ndërthurur me njëra-tjetrën dhe pa i ekzagjeruar.

Këngëtarja ka pohuar gjithashtu se gjithçka është e mundur të bëhet nëse këmbëngul dhe falë këtij fakti ajo tashmë e sheh veten si një ‘Interior Designer’.

Ingriti ka shtuar gjithashtu se tashmë i pëlqen të merret vetë me çdo detaj të një prone që nga themelet, derdhja e dheut, ngritja e strukturës e deri tek gozhda e fundit pa nevojën e një arkitekti.