Deputetja, Rudina Hajdari ka qartësuar gjithçka. Ajo ka thënë mbrëmjen e sotme se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me partinë politike ‘Nisma’.
“Padyshim që do të marrim pjesë, do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje të re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin ‘Nisma’. Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi janë e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit. Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, deklaroi deputetja, në studion “IlvaNoë” në Euronews Albania.