Nuk ka më “Shqiponjë” në hyrje të Tiranës!

Shqiponja dy krenare në rrethrrotullimin në hyrje të Tiranës, në zonën që njihet si Dogana, dhe që mbante emrin Sheshi “Shqiponja”, nuk do të jetë më! Projekti i Unazës së Madhe përfshin edhe shembjen e saj. Këtë të shtunë, fadromat kanë shembur shqiponjën mbi rrethrrotullim.

‘Shqiponja’ është vepër e artistit Albi Cifligu, me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”, e vendosur në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit.

‘Shqiponja’, vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni të organizuar asokohe nga kryeministri Berisha e kreu i Bashkisë Lulzim Basha, në nëntor 2012.

Sheshit tashmë i ka mbetur vetëm emri, pasi “Shqiponja” simbol i tij, është hequr, për t’i hapur rrugë projektit për ndërtimin e ‘Unazës së Re’. ndërkohë, në zonën e Astirit dhjetëra qytetarë protestuan kundër këtij projekti, ku për finalizimin e tij duhet të shemben banesat e tyre. Konkretisht ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerë reale të tregut, dhe më tej do të lejojnë shembjen e banesave të tyre. Aktualisht ata kanë protestuar prej 8 ditësh, ndërsa sot situata u bë kaotike pasi bllokuan të dyja anët e rrugës në Unazën e Re duke lënë në pritje të gjata shoferët, me të cilët pati edhe përplasje.

l

Lër një koment