fbpx

Nuk ka ‘pushim’ as të dielën per PD! Vazhdon me pyetjet retorike për inceneratorët

seliaepd-godina-partiademokratike.jpg

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka dalë me pesë pyetjet e përditshme për aferën e inceneratorëve. Sipas tij, Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor, por kjo u injorua nga pala shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, Malltezi thotë se inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian.

“Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë”, thotë Malltezi.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi

Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë.

Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor përmes projekteve STEMA dhe Selea. Sapo u sinkronizuan ligjet, u hartuan Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve.

Këto u injoruan dhe u vrapua pas një propozimi të pakërkuar për inceneratorë.

Inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian.

Pesë pyetje të thjeshta për SPAK:

Pse u dhunua Strategjia dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve që ishin në fuqi?
Pse u firmos kontrata, ndonëse APP kish sqaruar se procedura ishte e kundraligjshme?
Edi Ramën e zuri ndonjë hall i madh apo bëri ndonjë pazar po kaq të madh që firmosi kontratë në kundërshtim me ligjin?
Pse u mashtrua sikur kompania e sapokrijuar kishte eksperiencë të madhe me incenerimin? Si qëlloka që miqtë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt qenkan ‘nonat e incenerimit’?
Çfarë halli apo pazari e detyruan Edi Ramën që gënjeu sikur u kryen 10 procedura brenda 1 dite?
Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuuumë të vështira për drejtësinë e Soros.

Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNE PARATË SË BASHKU.

Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303