fbpx

Nuk ka qetësi në Maqedoninë e Veriut, 6 viktima dhe 113 raste të reja me koronavirusi

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka qetësi nga koronavirusi. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur jetën nga koronaviusi 6 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 517.

Autoritetet maqedonase raportojnë se nga 1543 persona të testuar si të dyshuar me Covid-19, 113 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-35, Kumanovë-12, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-11, Veles-2, Manastir-7, Ohër-6 dhe vende tjera me më pak raste.