21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Nuk ka qetësi për demokratët/ Shpërbëhet dega e PD në Korçë, publikohet letra me arsyet e dorëheqjeve

Nuk ka qetësi për PD. Sërish rrjedhje pranë degës së Partisë Demokratike në Korçë.

Pas dorëheqjes së kryetarit të PD-së në këtë qytet, Andrea Mano dhe anëtarëve të Kryesisë, sot 51 kryetarë dhe sekretarë të grupseksioneve kanë dhënë dorëheqjen pasi janë të pakënaqur më drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha dhe në mungesë të reflektimit të tij, kanë vendosur të largohen nga partia.

Letra e plotë e 51 drejtuesve të strukturave të degëve

Të nderuar demokratë dhe demokrate!

Ne si, Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese.

Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.

Të ndodhur në këto kushte 51 Drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese.

 

Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat