fbpx

Nuk ka qetësi për Turqinë/ Ministri ngre alarmin: Po përballemi me fatkeqësinë më të madhe në 50 vite

turqi.jpg

Nga ferri i flakëve te tmerri i përmbytjeve.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve në Turqi, Bekir Pakdemirli ka ngritur alarmin se vendi ndodhta po përballet me një fatkeqësi që nuk është parë në 50 apo 100 vite.

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut në Turqinë veriore, duke vrarë të paktën një person dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas Guardian,  helikopterët u vërsulën për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në çati ndërsa makinat u rrëmbyen nga përrenjtë e furishëm të Mërkurën. Përmbytjet goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun.

“Nga pikëpamja meteorologjike, ne ndoshta po përballemi me një fatkeqësi që nuk e kemi parë në 50 ose 100 vjet,” tha Bekir Pakdemirli.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303