fbpx

“Nuk ka rritje eksponenciale në Shqipëri” mjeku epidemiolog: Po ndalet ‘dallga’ që…

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një lidhje live për News24 ka reaguar për situatën nga Koronavirusi në Shqipëri. Ai shprehet se masat e qeverisë po japin efekt.

Mesa thamë nga raportimi I fundit kemi një rritje të rasteve, rritje e lehtë. Nga 19 në 23 ditën e sotme. Nuk është rritje eksponenciale. Rrije eksponenciale do të thotë të 2-3-4 fishohen shifrat. Masat janë të efektshme. Janë aty për të ngadalësuar këtë dallgë për infeksionet që do të vijnë në ditët në vijim. Ritmet nuk mund të thuhet që do të vijojnë njësoj. Kemi të paqarta. Ato që marrim dhe fusim modele janë nga Kina dhe Italia. Ne jemi duke ecur më ngadalë në këtë rast. Ne po ecim me kurbën më ngadalë. Kemi parë çfarë ka funksionuar në Kinë dhe Itali dhe janë marrë në Shqipëri. Ky virus nuk mund të ndalet, ka një r3, pra një person mund të infektojë 10 persona, dhe një tjetër asnjë. Në Kinë është bërë një llogari që një person deri kur e merrte vesh që kishte koronavirus kishte pasur të paktën 30- 35 kontake. Arma kryesore e koronavirusit është që në fillim nuk jep raste ose jep shumë pak. 2-3 ditë më parë personi vetë nuk e dhe nuk është I ndërgjegjshëm. Nuk e kupton jo se e bën me qëllim. Prandaj distancimi social është i rëndësishëm.