13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Nuk kaloi në finale, shpërthen këngëtari: “Sfidohemi nga xhihadistët e tallavasë”

Robert Aliaj mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Ah ku më hodhi Zoti”.

Ai ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zone e Lirë”, për të folur për protestën e studentëve, ku zbuloi edhe se nuk është kualifikuar në finalen e festivalit.

Mirëpo, Aliaj nuk qëndroi aspak i heshtur, teksa theksoi se mbretëria e tallavasë eklipsoi mesazhin e këngës.

“Kjo këngë nuk injorohet. Është një këngë që flet vetë, justifikon të qënit këngë. Sepse në të vërtetë kënga është një mision më vete. Unë nuk flas për prapanicat e mia, përse më le e përsa të lash. Këto i këndon tallavaja shqiptare, që arriti të eklipsojë këtë këngë. Sfidohemi nga mbretëria e tallavasë. Unë nuk jam artist ‘Instagrami’.” – u shpreh Robert Aliaj.

Nga ana tjetër, këngëtari i bëri thirrje kolegëve të tij të mos bien pre e muzikës tallava, por të mbrojnë gjithmonë atë të vërtetën.

I bëj thirrje artistëve të angazhohen dhe të jenë në terren, sepse kjo tallava po na bën një tallava popull.

Eklipsojmë gjërat kapitale si kjo këngë. Gjithë kjo armadë e xhihadisatëve të tallavasë kanë arritur të talibanizojnë muzikën e vërtetë.” – përfundoi Aliaj.

Këngëtari Robert Aliaj tregoi se i janë dashur rreth tre vite për të bërë gati këtë produksion muzikor.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat