20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Nuk kam pasur kurrë miqësi me Arbanën”, Albana Osmani reagon edhe një herë pas deklaratës

spot_img

Moderatorja Albana Osmani i është kthyer sërish fjalëve të saj, që tha gjatë misionit të Luana Vjollcës, “Shiko kush luan”. Ajo tha gjatë lojës “Paintball” se nuk ka pasur kurrë miqësi me Arbana Osmanin.

E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ajo ka folur edhe një herë për deklaratën, duke treguar se e ka thënë me humor por edhe se disa pjesë nga fjala e saj janë prerë në montazh.

“Ajo që thash që është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thash që programi më i mirë, që mungon është ai imi, pastaj shtova që po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë. Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe është Opinioni i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka”, u shpreh moderatorja.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat