“Nuk kam pasur ndërmend ta shesë, por…”. Pandeli Majko e thotë publikisht, ja përse e shiti shtëpinë

pandeli-majko-780x439-e1515228270875-780x405.jpg

Ministri për Diasporën Pandeli Majko me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, zbulon arsyen se përse ka shitur shtëpinë e tij.

Majko shkruan se vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit.

”Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes. Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar.” -shkruan Majko.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303