Nuk kanë fund problemet për Trump

I sapo kthyer nga një takim i dështuar me liderin koreano-verior në Vietnam, presidenti amerikan Donald Trump do të përballet me ditë të vështira në SHBA.
Dëshmia e ish-avokatit të tij Michael Cohen, i cili e akuzoi atë për thyerjen e ligjit gjatë qëndrimit në detyrë, përbën një zhvillim potencialisht të dëmshëm për presidentin. Gjithashtu, Trump do të përballet me sfida në frontet e tjera: bisedimet e ndjeshme me Kinën mbi një marrëveshje tregtare, kriza në Venezuelë, tensionet midis Indisë dhe Pakistanit dhe një përpjekje në Kongres për të rrëzuar shpalljen e tij të gjendjes së jashtëzakonshme që synon sigurimin e fondeve për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën. Këshilltari i posaçëm i SHBA Robert Mueller mund të përfundojë gjithashtu hetimin e tij për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në një ditë të caktuar – duke vërtetuar spekulimet rreth rolit të Trump dhe fushatës së tij. Para se Trump të largohej për në Vietnam, ai u ankua privatisht se demokratët do të vazhdonin me dëshminë e Cohen, duke shkelur një rregull të pashkruar kundër sulmimit të presidentit, ndërsa ai ishte jashtë shtetit. Ai gjithashtu dëshironte që raporti i Mueller të përfundonte./real-news.tv/