fbpx

“Nuk kemi shkop magjik”, naftëtarët i kthehen serish Ramës: Në Tiranë asnjë përgjigje, hajde këtu…

Naftëtarët e Ballshit serish kanë replikuar me kryeministrin Rama. Teksa ai shkruan në Twitter se qeveria nuk ka shkop magjik, naftëtarët theksojnë se ende duan një zgjidhje nga kryeministri.

“Ne nuk kemi bërë asnjë presion karshi qeverisë. Të presim këtu në shesh, në Ballsh. Nuk kemi kërkuar asnjë gjë që ai nuk mund ta zgjidhë. Ne kemi kërkuar një vendim gjyqi të formës së prere që na jep të drejtë për pagat tona. Takimi është këtu tek ato naftëtaret që janë në grevë urie. Nuk kemi pse bëjmë takime që nuk jemi pritur. Kemi shkuar në Tiranë dhe nuk kemi marrë përgjigje,” shprehet një prej tyre.

Ndërsa, një prej naftëtarëve u shpreh për mikrofonin e Abc News se nga kryeministri presin zgjidhje konkrete dhe jo postime në Twtter.

“Ne duam zgjidhje konkrete nga kryeministri, jo të shkruajë në Twitter. Ai nëse do të negociojë me ne, ne negociojmë, por jo për pagat e prapambetura. Për punën. Pagat janë të panegociueshme, është një gjyq i fituar i paepelueshëm. Thjesht zbatim ligji kërkojmë. Kërkojmë punësim jo favorizim nga kryeministri.”