fbpx

“Nuk kemi shkresë zyrtare”/ Protestë kundër mbylljes së lokaleve në Berat

Pronarë lokalesh dhe një pjesë e qytetarëve të Beratit kanë protestuar kundër mbylljes së bizneseve të tyre.

Pronarët shprehen se nuk kanë një shkresë zyrtare për mbylljen e biznesit të tyre. Ata e konsiderojnë të padrejtë këtë vendim të qeverisë, pasi Berati është zonë e gjelbër dhe duhet të jetë hapur çdo ditë.

Duke pasur parasysh krizën e jashtëzakonshme që ka krijuar koronavirusi, pronarët e lokaleve theksojnë që nëse situata vazhdon në këtë mënyrë, atëherë janë të rrezikuar të falimentojnë.