fbpx

“Nuk kishte vend ku të fusnin arkivolet”. Doktor Petrit Vargu: Po fshihet numri real i viktimave, jemi në valën e 3-të

Screenshot_16-2.png

Doktor Petrit Vargu ka folur lidhur me situatën nga pandemia në vend. Ai ka thënë për “ABC e Mëngjesit” se shifrat e viktimave nga Covid-19 po fshihen.

Herë pas here kemi parë që ka rritje të rasteve, pasi ka rritje ka të testeve. Pasi këto raste kanë qenë edhe më herët. Ju e mbani mend të gjithë se çfarë ndodhi vjet në Bergamo, ku nuk kishte vend ta fusnin arkivolet. Ky ishte vetëm 30% e numrave. Ne jemi jashtëzakonisht poshtë imunitetit të tufës. Nuk janë ato shifra, por indikatorët që ato kanë vënë për gravitetin e pandemisë në Shqipëri. Janë të detyruar të ulin shifrat për të thënë që problem i pandemisë ishte një sukses për Shqipërinë.

Sipas Vargut, duhet që vendi jonë të marrë masa, duke qenë se po dyshohet se ka ardhur mutacioni anglez.

Aktualisht jemi në valën e tretë të pandemisë dhe gjithë Europa, jo vetëm Shqipëria. Nuk duhet të harrojmë një gjë, mutacionet e reja janë më tepër teorik se praktik. Ne nuk kemi nevojë që të kemi mutacione, pasi variant anglez është më shumë se 50%. Po ne nuk na shqetëson se i morëm masat tona. Ne themi kështu e ka bërë gjermani, italiani, francezi. Po pse nuk i bëni si ata? Pse nuk i ndërpreni shkollat si ata, kur thuhet që mutacioni kap moshat e reja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303