fbpx

Nuk lanë cep pa kërkuar, talebanët vrasin familjarin e Gazetarit të DW

vra-1.jpg

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Afganistan ku talebanët kanë vrarë familjarin e gazetarit të Deutsche Welle.

Talebanët në përndjekje të një gazetari të Deutsche Welle-s kanë qelluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një person tjetër. Talebanët kanë kërkuar në çdo shtëpi për gazetarin, i cili punon në Gjermani por që familja e tij jeton në Afganistan. Menjëherë pas ngjarjes të gjithë familjarët e tjerë u arratisën në sekondat e fundit.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles Peter Limpourg, i cili e dënoi ashpërsisht vrasjen dhe kërkoi nnga qeveria gjermane të veprojë menjëherë.

“Vrasja e një familjari të afërm të njërit prej redaktorëve tanë është shumë tragjike dhe provon rrezikun akut, në të cilin ndodhen punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan. Talibanët si në Kabul edhe në provinca me sa duket kanë filluar të kërkojnë në mënyrë të organizuar për gazetarët. Nuk ka më kohë!”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303