fbpx

Nuk mbajnë maskë, policia mbush gjoba qindra qytetarë

Policia ka vijuar edhe në 24 orët e fundit kontrollet për zbatimin e aktit normative të qeverisë për vendosjen e maskave në rrugë. Sipas Policisë në 24 orët e fundit në Shqipëri janë gjobitur 844 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska.

Që e konvertuar në para do të thotë një shifër me vlerë 250 milion lekë të vjetra.

Nga personat e gjobitur 659 ishin këmbësorë ndërsa 185 të tjerë pasagjerë të konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe mbrojtëse në mjetet e transportit publik.