fbpx

Nuk mbanin maskën, gjobiten 17 qytetarë, MSH jep njoftimin: Gjatë 24-orëve të fundit mbi 1300 kontrolle…

mask.jpg

Mbi 1300 kontrolle janë ushtruar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e Task-Forcës anti-Covid gjatë 24-orëve të fundit, duke vendosur 20 masa administrative.

Njoftimi:

#InspektoriatiShtetërorShëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës #antiCOVID, realizoi mbi 1300 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj #COVID19 në 24 orët e fundit. 👇

Janë vendosur 20 masa administrative:

➡️17 masa administrative me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura;

➡️2 masa me gjobë në piceri/fast food;

➡️1 pezullim aktiviteti.

🔴Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

⭕Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë:

▪️Dezinfektoni ambientet;

▪️Kryeni ajrosjen rregullisht;

▪️Përdorni maska apo barriera mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët.

⭕Qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:

▪️Mbani distancën;

▪️Vendoseni maskën;

▪️Ruani higjienën personale dhe kolektive.

#RespektoRregullat

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303