“Nuk mora ilaçe pasi…”. Mjeku imunolog tregon përjetimet e tij nga Covid-19

auto_COVID19KORONAVIRUS1589008857-600x360-583x350.jpg

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe tregoi për News24 edhe betejën me Covid-19. Ai tha se nuk mori asnjë mjekim, pasi nuk e kishte të nevojshme.

Më tej, ai theksoi se Covid-19 është një sëmundje virale që sistemi imunitar e lufton vetë.

“Nëse do ishim në një kohë tjetër, ku nuk bëhen këto diagnozat molekurale, do thonim se kaluam një grip të zgjatur dhe pak të lodhshëm. Gripet e zakonshme zgjasin një javë ose 8 ditë, kjo zgjat pak më tepër. Duhet të pranojmë se do jemi sëmurë deri në 15 ditë të paktën. Por pastaj organizmi e rimerr veten dhe nuk lë asnjë pasojë.

Nuk mora medikamente, sepse nuk e pash të nevojshme. Sepse e thamë është një sëmundje virale, të cilën sistemi imunitar e lufton vetë, dhe nuk duhet të presim mrekulli nga medikamentet. Por i marrë se na duket ndonjëherë sikur qetësohemi, qetësojmë të afërmit edhe mjeku qetësohet se i ka dhënë mjekim të sëmurit.” përfundoi Sulçebe.

scroll to top