fbpx

“Nuk mund ta ketë me mua Kim”/ Ilir Meta plas ‘bombën’: Ja ndërkombëtarët nën urdhrat e Ramës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mohuar që një mesazh i para disa ditëve i Ambasadores Amerikane , të jetë adresuar ndaj tij.

“Nuk mund të jem target i askujt sepse jam presidenti i vendit. Nuk mund të ketë një Ambasadore target mbi një president se ky është një problem tjetër. Nuk është Ilir Meta target i askujt. Një gjë ta kesh të qartë ti dhe kushdo. Nuk lejoj më të tallet njeri me atë reformë që e katandisën në atë formë.

Ambasadorja vetëm për Ilir Metën s’mund ta ketë, ashtu sikurse jam i sigurt që ai burimi për VOA është burim i Ambasadës Amerikane, por jo i ambasadores”, tha Presidenti.

Meta bëri edhe një deklaratë shumë të fortë.  “Euralius dhe OPDAT-i punojnë nën urdhërat e Ramës. Unë uroj që ambasadorja e re ta kuptojë këtë gjë sa më shpejt sepse jam lodhur duke e shpjeguar. Të gjithë e dinë kush përfiton nga mungesa e Gjyktës Kushtetuese”, tha Meta.