fbpx

“Nuk mund të pranohet që kryefjala e zgjedhjeve të ardhshme të jenë kriminelët”

vasili-2-770x400.jpg

Përfaqësues i LSI në tryezën për reformën zgjedhore, Petrit Vasili, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë vendim për të braktisur tryezën pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestave që e shoqëruan atë ndërsa theksoi se temat e nxehta të reformës do të jenë prova e vërtetë e tryezës.

“Nuk ka pasur asnjë vendim për të mos marrë pjesë në tryezën e reformës zgjedhore pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Do të ishte një idiotësi nëse do të mendohej që të zhvillohej një mbledhje në atë ditë. Besoj se kryetemat e çështjes, temat e nxehta, ato të cilat na kanë bërë të shkojmë në këtë reformë zgjedhore, që kanë të bëjnë me kriminalizimin dhe shitblerjen e votës, janë përpara dhe ato janë prova e së vërtetës. Në rast se mungon vullneti është e paralajmëruar një përballje shumë e rreptë sepse nuk ka rrugë tjetër. Nuk mund të pranohet që kryefjala e zgjedhje të ardhshme të jenë kriminelët”, u shpreh Vasili.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303