fbpx

Nuk ndalet Igli Tare/ Kërkon të sjellë një tjetër talent shqiptar te Lazio

igli-tare-1-768x512.jpg

Lazio është duke zhvilluar një sezon fantastik në Serie A pasi ka regjistruar 11 fitore radhazi duke qenë një pretendente kryesore për titullin kampion.

Ndërkohë, që kryeqytetasit u eliminuan nga Kupa e Italisë, drejtori sportiv i bardhekaltërve Igli Tare vijon punën për të ofruar futbollistë interesantë në merkaton e janarit. Sipas asaj që raporton “tuttomercato.ëeb”, Tare ka marrë në provë 18-vjeçarin Astrit Rama.

Lojtari është rritur në akademitë e AEK-ut të Athinës dhe Olimpiakosit. Mesfushori ka kryer vizitat mjekësore dhe i ka kaluar ato me sukses. Ajo që mbetet tashmë është që të bindë trajnerin e të rinjve. Rama do të jetë shqiptari i tretë që luan me fanellën e Lazios pas Thomas Strakoshës dhe Valon Berishës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303