TË FUNDIT

Nuk ndalet mazhoranca, mblidhet ‘online’ Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës

Ndonëse vendi ndodhet në një situatë pandemie, mazhoranca nuk ka hequr dorë nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. Mbledhja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit do të zhvillohet pas pak, online.

Në këtë mbledhje pritet që të miratohet procesverbali i mbledhjes së datës 28 shkurt, por gjithashtu të diskutohet mundësia për të shtyrë afatet e veprimtarisë së këtij komisioni, kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni ishte kreu i KED, Ardian Dvorani i cili dëshmoi sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat sollën dhe përplasjen e tij me Presidentin Meta.
Ndërkohë që Komisioni Hetimor për Presidentin, i ngritur për të hetuar anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe çështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat