TË FUNDIT

Nuk ndalet suksesi për reperin Varrosi, feston 2 milionë klikime me “Flamma” në vetëm pak ditë

Varrosi publikoi para dy javësh këngën e tij më të re “Flamma”, e cila në fakt është një ‘diss’ i hapur ndaj reperëve të tjerë, kundërshtarë të grupit “OTR”. Në vargjet e këngës, Varrosi ka thurur disa rreshta për disa reperë të rinj në treg duke i thumbuar ashpër. Mirëpo ai nuk ndalet.

Së fundmi, Varrosi ka arritur të mbledhë mbi 2 milionë klikime në kanalin e Youtube që në fakt është një sukses për reperin. Jo vetëm kaq por kënga e Varrosit po dëgjohet kudo: në lokale, në makina apo në vende të tjera.

Duhet thënë që reperi ka arritur të rikthehet fuqishëm në treg me këtë këngë pas një pauze 7 mujore që nga kënga e fundit “Çakmak” që ishte një tjetër sukses për të.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat