fbpx

“Nuk ndodh kurrë që një kolege të të shkruaj!” Luana ndan mesazhin e gazetares, ja çfarë i shkruan ajo

luana-dhe-evis-kushi.jpg

Së fundmi, Evis Ahmeti, moderatorja dhe autorja e “Me zemër të hapur” i ka dërguar një mesazh shumë të bukur Luana Vjollcës.

Përveçse se e komplimenton për emisionin e saj Shiko Kush Luan dhe shkruan se është fanse e këtij formati, ajo i ka treguar edhe një fakt shumë të veçantë.

Në mesazhin që është publikuar nga Luana në Instastory, Evisi shkruan se një shqiptare e cila jeton në Gjermani i ka vendosur vajzës së saj të sapolindur emrin e saj, duke shtuar se jehona e emisionit i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Në statusin e saj, Luana shkruan:

Nuk ndodh shpesh, për mos të thënë kurrë, që një kolege të të shkruaj pa të njohur, për më tepër vetëm për të të thënë fjalë zemre. Mora leje ta postoja këtë mesazh sepse është një shembull fantastik. Dhe sepse zemra më rrahu fort për lajmin e bebes me emrin Luana. E paçi me jetë të gjatë e plot bekime e shëndet. Zoti ju bekoftë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303