fbpx

Nuk përmbahet! Gazetarët i përmendin ‘gjynahet’ si ministër, Lleshaj: Moralin tim e gjykoj vetë, s’e ka askush këtë tagër…ndaj dhashë dorëheqjen

DC9ECD23-A4E1-4BB5-8597-41FEB1F86990.jpeg

Ishiministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë prerë se për moralin e tij si njeri nuk mund të flasë askush dhe nuk mund ta ketë asnjë njerit tjetër përveç tij këtë tagër. Në një lidhje me Skype në “Open”, Lleshaj u përball me akuza nga studioja ku u përmend çështja e blerjes së makinës luksoze gjatë kohës që ai ishte Ministër i Brendshëm, që u cilësuan si ‘gjynahe’ nga gazetari Elton Qyno dhe profesori i kriminologjisë, Ervon Karamuça.

Por, vetë Lleshaj tha se termi ‘gjynahe’ nuk i përket aspak, por as për moralin s’e gjykon dot njeri. Ish-ministri shtoi se pikërisht se është njeri me moral ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, për të vënë disa standarte morali, që sipas tij, vendit tonë i mungojnë.

“Moralin tim e gjykoj vetëm unë dhe nuk ka askush tjetër tagër që të më gjykojë. Pikërisht sepse kam moral kam dhënë dorëheqjen, kam dhënë dorëheqjen pikërisht për të vendosur një standart moral që kësaj shoqërie i mungon dhe ka për t’i munguar dhe për shumë kohë. Termi gjynah uk më përket fare, mos e thoni,”- tha Lleshaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303