Nuk përmbahet Kujtim Gjuzi: Ça ke që qesh… ti grenxa xanxare

gjuzi.jpg

Teksa ka filluar sot sesioni i ri parlamentar, nuk kanë munguar edhe skenat e përhershme.  Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi ndërsa seanca vijonte ka marrë fjalën për disa sekonda por i është drejtuar keq deputetit të PS Jurgis Çyrbja, pasi ky i fundit ka filluar të qeshë në momentin që Gjuzi ka dalë në foltore.

Gjuzi përpara gjithë deputetëve ndërsa ka dashur të emërojë seancën ka thënë: “Unë se përdor fjalën zog nëne por zot nëne. Kështu do ta quaja në këtë seancë”.

Kur deputeti Çurbja e ka komentuar mes të qeshurave, jashtë mikrofonit dhe nga vendi ku ishte ulur, Gjuzi i kthehet keq duke e quajtur edhe ‘grenxë xanxare”.

scroll to top