fbpx

Nuk përmbahet Murrizi në Komisionin e Ligjeve: Pragun zgjedhor fute andej nga ka dalë

Deputeti Myslim Murrizi paralajmëron se do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese Kodin Zgjedhor. Në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Murrizi tha se hapja e listave është prej 15 muajsh në kërkesat e opozitës parlamentare.

“5 Qershori nuk është as Bibël dhe as Kuran, ti shkel Kushtetutën, por nuk shkel ndërkohë firmën e kryetarit. Edhe ti vetë jashtë kësaj salle nuk e beson atë që ke propozuar, edhe Ver Llapa po të ishte në krye të Gjykatës Kushtetuese do ta rrëzonte këtë. Vetë unë do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, në rast se ju do e kaloni. Kjo që propozoni ju e diskretiton votën e qytetarëve. Nuk ta lejon Kushtetuta që ti mbyllësh listat më shumë se 2/3. Është në kërkesën e opozitës parlamentare prej 15 muajsh për hapjen e listave.  Unë Myslim Murrizi do të kandidoj si i pavarur, në daç në Fier në daç në Tiranë, atë pragun kombëtar fute në… andej nga ka dalë,” u shpreh Murrizi.