fbpx

‘Nuk po mbijetojmë dot’, plasin protesta në Sarandë dhe Fier: Duam pagën e luftës

1588589309_protesta.jpg

Shumë peshkatarë në Sarandë dhe punonjës në një qendër tregtare në Fier kanë dalë në protesta ditën e sotme. Ata kërkojnë pagën e luftës pasi nuk po ia dalin dot.

Në Sarandë peshkatarët shprehen se po falimentojnë dhe kërkojnë ulje të çmimit të naftës dhe pagën e luftës. Edhe në Fier, punonjësit e një qendre tregtare shprehen se kanë ikur që me 12 mars nga puna, ndërkohë që pronari prej dy muajsh e gjysmë nuk u ka dhënë as pagat.

Duhet theksuar se protestat në kohë pandemie dhe grumbullimet e krijuara në këtë periudhë janë të ndaluara me ligj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303