fbpx

Nuk pranuan të vaksinohen, pezullohen rreth 6 mijë punonjës shëndetësor në Greqi

386C1237-2B92-4C5C-B06D-287D6EAE4111.png

mijë e 895 personel mjekësor janë pezuluar ditën e sotme në Greqi, pasi kanë refuzuar të vaksinohen. Protothema shkruan se vendimi i marrë nga qeveria për të pezulluar të gjithë personelin mjekësor të pavaksinuar, duke filluar nga punonjësit e spitaleve dhe deri të mjekët, ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

Ndërkohë që personat e pezulluar kërkuan po sot në Gjykatën Administrative që të hiqet vendimi i qeverisë, gjë që e cila nuk ndodhi. Gjyqi i radhës për këtë vendim pritet të mbahet në 8 tetor. Ultimatumi për pezullimin e personelit mjekësor nga puna, nëse nuk vaksinohen është dhënë prej kohësh nga qeveria e Kyriakos Mitsotakis. Ky vendim gjithashtu ka shkaktuar protesta në Athinë si dhe në Selanik ditën e sotme.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë infektuar 590,832 persona me Covid, ndërsa 13,669 të tjerë kanë humbur jetën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303