fbpx

‘Nuk punoj më kurrë për ta’, shpërthen truproja e Kanye West, flet edhe për Kimin

Steve Stanulis, i cili ka punuar për reperin Kanye West si truproja e tij, ka zbuluar disa nga rregullat qesharake të ish-punëdhënësit.

“Ai donte që të qëndroje 10 hapa pas tij në një rrugë në qytet. Pra, nëse dikush do të donte t’i dilte para dhe t’i bënte diçka, deri sa të vrapoja unë, do ta kishte bërë”, tha ai.

“Ditën e parë që e takova … ishte java e modës. Unë duhej ta takoja në studio. Kur ai arriti atje, ne futemi në ashensor dhe ai thotë: “A nuk do të shtypësh butonin në cilin kat të shkojmë?”

“Unë nuk e kam idenë se çfarë kati, është dita ime e parë”, ia ktheu.

Reperi nisi të shfryjë dhe i kthehet: “Pra ti nuk ke pyetur më parë se ku do të shkoja?”

“Dëgjo vëlla, ne kemi 3 rrugë. E para, ju mund të më thoni se çfarë butoni të shtyp dhe unë do ta di. E dyta, ju mund të shtypni butonin, dhe unë do ta shoh atë që ju shtypni kështu që do ta mësoj. Ose e treta, ju mund të uleni këtu tërë ditën dhe të më thoni se sa e rëndësishme është koha juaj dhe ne nuk do të shkojmë askund”.

Reperi zgjodhi opsionin e parë. Ish-punonjësi i tij gjithashtu pranoi se Kanye ishte “një nga njerëzit më pak të preferuar për të punuar me kalimin e kohës”.

Ai foli edhe për përvojat e Kanye-s dhe Kim Kardashian me paparacët, duke shtuar se s’kishte asnjë mundësi që paparacët të vinin vetvetiu ku ishte dyshja e famshme, pa i lajmëruar dikush para.

“Para së gjithash, nuk ka asnjë mënyrë që paparacët ta dinë se ku ndodhen ata. Padyshim që dikush i telefonon përpara. Ky është vetëm mendimi im … Unë thjesht po e them këtë sepse nuk është rastësi që kudo që jemi, ata janë gjithmonë atje”.

Ai gjithashtu e cilësoi Kanye-n si punëdhënësin më të vështirë, më nevojtar, me lëvizje humori dhe më koprrac dhe tha se kurrë nuk do të punojë më me të./iconstyle