fbpx

Nuk respektoi masat/ Masa drastike ndaj pronarit të lokalit dhe 10 klientëve në Pogradec

Vijojnë dënimet për ata që nuk respektojnë masat kundër koronavirusit. Inspektorët në terren kanë gjobitur ditën e sot një lokal ‘bar kafe’ pasi u kap në rishkelje të ligjit për të disatën herë.

Gjobitja në masën 10 milion lekë të reja apo 100 milion lekë të vjetra ka ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Subjekti ishte paralajmëruar disa herë.  Gjithashtu janë gjobitur edhe 10 shtetas në masën 10 mijë lekëve të reja që u gjetën në lokal.