fbpx

Nuk respektojnë rregullat, gjobiten një call-center dhe një pastiçeri, ja njoftimi i MSH

Call-Center-11-765x383-600x360.jpg

Dy subjekte janë gjobitur ditën e sotme. Bëhet me dije se bëhet fjalë për një call- center dhe një pastiçeri. Ndërkohë pezullimi i pjesshëm ka ardhur për një fasoneri.

ISSH thotë se inspektimet vijojnë në të gjithë qarqet e Shqipërisë teksa apelon që të respektohen masat për COVID-19.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

⭕ Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1605 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit .

📌Janë vendosur:

👉2 masa me gjobë për call-center dhe 1 pastiçeri, subjekte të cilat janë gjetur në shkelje;

👉1 vendim i ndërmjetëm për pezullim të pjesshëm të aktivitetit në fasoneri;

ISHSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.

🔴Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon:

▪️Ruani distancën nga njëri tjetri;

▪️Mbani maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distanca;

▪️Ruani higjienën personale;

▪️Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë;

🚶🚶‍♀️Mbroni veten dhe të tjerët në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19.

#MSHMS

#COVID19

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303