Nuk respektuan masat, gjobiten me nga 1 milionë lekë 4 biznese në Krujë dhe Durrës, sekuestrohen edhe kamerat

unnamed-3.png

4 subjekte në qarkun e Durrësit janë gjobitur për mosrespektimin e masave anticovid.

Pas kontrolleve, policia gjatë 24 orëve të fundit, ka evidentuar dhe ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë secilin, 2 subjekte në Krujë:

Subjektin në pronësi të  S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë secili, 2 subjekte:

Subjekti në pronësi të K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.

Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat në këtë subjekt, për të bërë të mundur identifikimin e personave pjesëmarrës në këtë event, të cilët do të ndëshkohen me masë administative për thyerjen e masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303