Ka ndodhur puthja e parë në Big Brother Vip. Ka qenë Sara dhe Dj PM që kanë dhënë puthje me njëri-tjetrin gjatë natës teksa banorët e tjerë po flinin.
Pavarësisht se blogerja e njohur ka deklaruar herë pas here se nuk donte të lidhej me PM dhe ai deklaroi se ajo nuk ishte femra e duhur për të, tashmë situata është ndryshe.
PM ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Sara, por ishte kjo e fundit që e bëri hapin e parë dhe e puthi. Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.
Saraj i thotë nga ana tjetër se iu duk moment i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother Vip” do të krijohet çifti i parë.