fbpx

“Nuk tërhiqemi nga kushtet”. Deklarata e fortë e Bylykbashit ndaj Ramës: Po tenton të…

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deklaroi për mediat se nuk tërhiqen nga kushtet e vendosura dhe se Rama në asnjë mënyrë nuk do ketë mundësi që të marrë administratën zgjedhoreduke emëruar militant të veshur si të pavarur.

‘Edi Rama bëri një tentativë për procesin politik dhe teknik. Ne i bëmë të qartë PS-së që kushtet që kemi vendosur me propozimet tona, janë aty, nuk tërhiqemi nga ato, jo vetëm kërkohet vullnet politik që e garanton qeveria tranzitore dhe Rama në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi të marrë administratën zgjedhore duke emëruar militantë të veshur si të pavarur nga administrata, po ashtu edhe kolegjin zgjedhor për të vënë vulën.

Opozita jo vetëm nuk do të çedojë në të gjitha garancitë që ndërvite i janë dhënë procesit dhe opozitës, por do i shtojmë garanci të tjerë, që do ta bëjnë më të vështirë manipulimin. Por vullnetin politik e garanton vetëm një qeveri transitore. Shumica u tërhoq nga ato qëndrime që dje Edi Rama bëri. Ai prononcim pikërisht në momentin që Këshilli po fillonte punën, ishte tentativë për ta nxjerrë nga binarët, se nuk i intereson produkti konsensual, do ta miratojë me ndryshimet e tij, që administrata të jetë e emëruar prej dhe tij dhe Kolegji që ti vendosë vulën. Sot debati ishte i fokusuar te kjo cështje, jo detajet e propozimeve konkrete, bëmë të qartë se cdo zgjidhje për administratën dhe kolegjin, s’ka për ti dhënë mundësi shumicës ta bëjë të vetën.

U përpoqëm të administronim bazën e kompromisit të janarit, që cështjet të debatohen me konsensus dhe ai që është mëkatari i madh, kryeministri, është i fundit që mund të flasë për standardet dhe kriteret. Ne kemi bërë propozime për administratën, votimin elektronik, financimin e partive, rinumërimin e votave, rolin e policisë dhe prokurorisë, të gjitha me rekomandimet e OSBE-së. Shumica kërkon të kundërtën. Sot patëm një raport nga ekspertët për propozimet, jemi në gatishmëri për propozimet për sistemin zgjedhor. Por sot ishte nevoja për të rivendosur themelet e konsensualitetit. Shumica u tërhoq nga ato qëndrime”, tha Bylykbashi.