Nuk vendosi maskë në kishë! Ja sa pritet të gjobitet Kryeministri i Bullgarisë

primer-ministro-bulgaria-boyko-borisov-llegada-consejo-europeo-este-viernes-1582305579715.jpg

Bullgari

Boïko Borissov, Kryeministri i Bullgarisë, do të gjobitet pasi është futur në një kishë pa mbajtur maskë në fytyrë, tha Ministria e Shëndetësisë në Bullgari.

Sipas rregullave të vendosura nga vetë qeveria e tij, Borissov, disa pjesëtarë të stafit të tij dhe gazetarë, do të gjobiten deri në 150 euro.

Mbajtja e detyrueshme e maskave në ambiente të mbyllura publike u rivendos në Bullgari të martën, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus në vend.

Borissov shkoi të martën në një manastir në jugperëndim të vendit ku u pa të fliste nga afër pa maskë me drejtuesit e objektit të kultit. 61-vjeçari ka refuzuar të mbajë maskë që prej fillimit të pandemisë.

 

Real News 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303