fbpx

Nuk zbatuan masat për Covid-19, ISHSH masa të ashpra, e pësojnë shumë biznese

Mosrespektimi i masave antI covid po penalizon shumë biznese. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në 24 orët e fundit ka gjobitur 8 biznese që shkelën rregullat kundër Covid-19.

ISHSH ka bërë me dije se kanë kryer 1526 inspektime dhe monitorime gjatë ditës së fundit dhe janë vendosur 8 masa administrative për subjekte dhe individë, prej të cilave 5 janë masa administrative me gjobë, ndërsa 3 masa për pezullim aktiviteti.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës #antiCOVID kanë kryer 1526 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit. Janë vendosur 8 masa administrative për subjekte dhe individë: 5 masa administrative me gjobë; 3 masa për pezullim aktiviteti.

Në total gjatë epidemisë janë realizuar 135.733 inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 531 masa administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjienës, distancimin social dhe shmangien e grumbullimeve.

MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00″, thuhet në njoftim.