fbpx

Numër i lartë infektimesh/ Panik në tre shkolla, nxënësit karantinohen në banesa

Serish kanë shpërthyer raste me Covid-19 nëpër shkolla.

Disa raste me koronavirus janë shënuar së fundmi në tre shkolla publike dhe një private në Fier.

Bëhet me dije se shkollat ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Jakov Xoxa’’ dhe ‘’Penellopi Piro’’ kanë nxënës të infektuar me COVID-19. E njëjta situatë dhe në një shkollë private.

Nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 janë karantinuar në banesat e tyre, teksa dyshohet se e kanë marrë nga prindër apo të afërm.