Numërohen 40% të votave me postë, ja kur pritet të përfundojë numërimi

elections-in-kosovoo-6.jpg

Mëngjesin e sotëm ka nisur numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se që nga mëngjesi i sotëm ka filluar numërimi i 13 mijë e 500 fletë votimesh të ardhura me postë.

“Prej orës 10:00 të ditës së sotme, kemi filluar me numërimin e 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit gjatë periudhës kohore 19 shtator deri më 5 tetor 2019. Procesi i numërimit të këtyre fletëvotimeve është duke vijuar pa ndonjë problem. Grupet numëruese kanë numëruar gjatë gjithë këtyre orëve dhe në bazë të të dhënave të fundit janë diku rreth 40 % të fletëvotimeve të cilat janë numëruar deri tani”, ka bërë të ditur Elezi, duke shtuar se rezultatet e numërimit transmetohen vazhdimisht në tabelën që është e vendosur në QNR.

Procesi i numërimit pritet të përfundojë rreth mesnatës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303