Numri i të sëmurëve me grip më i ulëti në 130 vjetët e fundit

Screenshot_32-10.jpg

Një fakt që po çudit mjekët dhe njerëzit anembanë botës në këto kohë pandemie është që në muajt e fundit janë regjistruar gjithnjë e më pak njerëz të sëmurë nga gripi dhe virozat e tjera sezonale.

Sipas një studimit, mësohet se gripi këtë vit pothuajse është zhdukur, ku 95% më pak njerëz krahasuar me vitin e kaluar janë prekur prej tij, ose e thënë ndryshe ka rënë në nivelin më të ulët të 130 viteve të fundit.

John McCauley, drejtor i qendrës për referencë dhe hulumtim mbi gripin në Organizatën Botërore të Shëndetit tha se herën e fundit që ka pasur të dhëna për nivele kaq të ulëta të të infektuarve dhe vdekje nga gripi ishte në vitet 1889- 90 ‘

Profesori Martin Marshall, kryetar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm tha për  “The Sunday Times” se masat shëndetësore të marra për të luftuar Covid-19 kishte të ngjarë të ishin arsyeja kryesore e rënies dramatike të rasteve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303