fbpx

Numri i vdekjeve nga Covid-19/ Basha lëshon akuzën e radhës ndaj qeverisë, tregon ç’ndodhi dje

basha-ne-shkoder-me-bizneset-770x391.png

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Shkodër ku po zhvillon një takim me përfaqësues të biznesit të vogël. Jo vetëm kaq, por ai nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë.

Ai  i është kthyer sërish debatit për rastet e vdekjeve në vend nga koronavirusi, ku thotë se dje ka pasur një regjistrim rekord vdekjesh nga Covid-19.

Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë që ka propozuar që të hiqen taksat për këtë kategori. Qeveria nuk ka marrë përgjegjësinë që të miratojë këtë propozim të kryebashkiakes. Ne kemi gjykuar se kjo ishte mënyra e drejtë për të vepruar, siç po bënin vendet e rajonit. Kemi kërkuar që të kalohen ndasitë politike. Sot ka dalë një studim, ku tregon se 4900 biznese janë mbyllur, ku Shkodra është ndër vendet më të goditura. Sa i takon ekonomisë së bizneseve në Shkodër, shpresova dhe bëra thirrje që të tejkaloheshin ndasitë politike. Ata këshilltarë të Këshillit Bashkiak mund të bënin një vepër të mirë, për të hequr detyrimet lokale. Ta bënin pa preson. Unë e di se ata kanë pasur presion. Të paktën ne ato momente të fillimit të krizës, shpresoja shumë që do ta ndanin politikën e përditshme nga hallet e mëdha që po pllakosin shqiptarët dhe Shqipërinë. Falimentimi i bizneseve është për shkak të neglizhencës. Situata ndodhet në këtë pikë për shkak të braktisjes që i është bërë sot Shkodrës nga qeveria. Dje kemi pasur një regjistrim rekord vdekje. Numri për fakt të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lart. Të gjithë duhet ë mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare. I qëndroj dhe një herë propozimit që bëmë në mars, sipërmarrja dhe biznesi i vogël ,duhet të ketë tqë paktën të njëjtën ndihmë që jep Kosova dhe Mal i Zi. Kjo gjendje është produkt i një krize të tejzgjatur.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303