‘Nusja kosovare’, filtri i ri i Instagramit që bën krenare gjithë vajzat shqiptare

‘Nusja kosovare’, fotografia që mori famë në vitin 2013, kur revista prestigjioze ‘National Geographic’ e zgjodhi foton e ditës.  Kjo foto e cila është realizuar nga Nita Zeqiri përcjell traditën mijëra vjeçare të Lubinjës së Zhupës së Prizrenit që është përcjellë brez pas brezi deri sot.

Pikturat në fytyrën e nuses kanë simbole të ndryshme. Rrathët me ngjyrë të artë përfaqësojnë ciklet e jetës. Rrathët e kuqë janë simbol i pjellorisë, kurse pikat e kuqe e bojëqielli simbolizojnë urimet për nusen e re. Kjo foto tashmë është filtri më i ri i Instagramit, krijuar nga agjencia ‘Hallakate’, agjenci mediesh sociale në Kosovë.