fbpx

Nusja u infektua me Covid-19, çifti martohet nga dritarja

Screenshot_43-1.png

Pavarësisht pengesave, asgjë nuk mund ta ndalonte Lauren Jimenez dhe Patrick Delgado t’i thonin “po” njëri-tjetrit. Megjithëse, pandemia anuloi planet për ceremoninë e martesës, më e papritura ndodhi kur nusja u infektua me Covid-19 pak ditë para ditës së dasmës.

Jimenez dhe Delgado, të cilët kanë qenë bashkë prej 4 vitesh vendosën të lidhnin kurorë në një mënyrë krejt të pazakontë. Jimenez qëndronte e veshur me fustanin e nusërisë në dritaren e katit të dytë ndërsa 27 vjeçari poshtë në oborrin e shtëpisë.

Çifti ishin të lidhur me një fjongo 30 metra me lule, që sipas Jimenez simbolizon “unitetin, dashurinë dhe prekjen”. “Megjithëse nuk ishte mënyra e duhur që ne kishim parashikuar ditën e dasmën tonë, unë dhe Patrick arritëm të shkëmbenim zotimet me njëri-tjetrin.”, tha Jimenez për “Good Morning America”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303