Nxehet keq Rudina Hajdari, sherr me faqen e memeve: Ore ju, a dini…

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari është bërë sërish meme në rrjete sociale, pas një deklarate që ajo ka bërë lidhur me negociatat.

Ka qenë Brryli Brodway që ka shpërndarë një foto të deputetes, ku shkruhet: Qeveria duhet të hartojë një plan të detajuar masash për shqetësimet e BE.

Menjëherë, Hajdari ka replikuar e revoltuar duke shkruar: Ore dini të lexoni ju?

Mirëpo, Brryli është kapur sërish duke i kthyer përgjigje deputetes dhe duke e ‘tallur’ atë.

Komenti i Rudina Hajdarit

Rudina Hajdari: Ore dini te lexoni ju? Hajde hajde #fakenews

Brryli Brodway: Po zonja “opozitare”, lexojme dhe kendojme me mire se ju.