fbpx

Nxehet keq situata në Morinë, dy shqiptarë përfundojnë në paraburgim

Teksa nuk lejohet kalimi pa vërtetim, situata në pikën kufitare të Morinës nuk është aspak e mirë.

Sakaq dy të rinj, rreth 25 vjeç, me shtetësi shqiptare janë shoqëruar nga policia kufitare e Prizrenit në dhomat e paraburgimit.

Me urdhër ndalimi të Prokurorit të Prizrenit ata do të qëndrojnë 48 orë në paraburgim për të dalë para gjykatës me akuzën e kundërshtimit më forcë të policisë.

Dy të rinjtë kishin debatuar me policinë kufitare të Kosovës në lidhje me kërkesat dhe sqarimet për ndalimin ne kufi, por policia e Kosovës ka bërë menjëherë shoqërimin e tyre.