fbpx

Nxehet Murrizi: Bërtisni për një prokuror, heshtët për tjetrin se ka kasetat

mys.jpg

Deputeti Myslim Murrizi nuk i ka kursyer kritikat dhe akuzat as kësaj radhe në foltoren e Parlamentit.

Duke iu referuar deklaratave të ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali e cila tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur, Murrizi tha se po të kishte punë shqiptarët nuk do të kishin ikur drejt Francës dhe Shqipërisë do t’i hapeshin negociatat.

“Sipas ministres jetojmë në një shtet të begatë. Por, po të kishte punë, po të ishte siç thotë ministrja, shqiptarët nuk ishin arratisur drejt rrugëve të Europës. Franca e tha qartë, se arsyeja pse nuk hapin negociatat është se na keni rritur numrin e këtyre hallexhinjve”, tha Murrizi, ndërsa ironizoi edhe vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili rikonfirmoi në detyrë prokurorin Besim Hajdarmataj.

“Javën e kaluar na u morën të gjithë me tërmetin. Unë do doja një gjë më konkrete, për fondet, se ku do të shkojnë. Na tha që keni ulur borxhin publik në 67%. Unë kam parë raporton e KLSh. Nuk e di a keni deklaruar borxhin prej 6 milion eurosh. Bërtisni për një prokuror ndërsa për një tjetër heshtët kur e kaloi vettingun se iu ka përcjellë kasetat. Heshtni se e di që keni një pazar të pashpallur publikisht. Kështu nuk bëhet Reforma në Drejtësi”, u shpreh Murrizi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303