fbpx

“Nxehet” situata në Kuvend, Ralf Gjoni sherr me Erion Braçen, ndërhyn Garda

Një debat ka nisur në Parlament sot për shkak të ndryshimet në ligjin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Ka qenë deputeti Ralf Gjoni që është kapur me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, si dhe me Erion Braçen.

Me këtë të fundit, situata ka shkuar dhe më tej. Gjoni është nisur drejt Braçes për t’u ballafaquar me të, por tek foltorja i ka dalë përpara Garda.